Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari për fajde dhe kanosje.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet N.H., nga viti 2022, e tutje, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit A.H., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e ku deri më tani gjithsej ka dhënë pasurinë në vlerë prej 44.000 mijë euro, ndërsa tani i pandehuri është duke i kërkuar 52.000€, edhe pse deri më tani në emër të kamatës ka paguar 17.950€, të cilat është obliguar që ta marr kredi në bankë ku ka vendosur edhe shtëpinë në hipotekë”.
I dyshuari është arrestuar në flagrance nga ana e Policisë së Kosovës, duke pranuar të holla nga viktima në emër të kamatave të paligjshme me të cilat e kishte ngarkuar të njëjtin.
“Gjithashtu që nga viti 2023, në vazhdimësi, me fjalë dhe veprime, seriozisht e kanos personit tjetër se do ta privoj nga jeta dhe atë të dëmtuarin A.H., në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte marrë para me fajde nga i pandehuri N.H., Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, “Fajdeja” nga neni 331 par. 2, lidhur me par.1, të KPRK-së, dhe veprën penale “Kanosja” nga neni 181 par.2, të KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.