Sporti

U eliminuan nga Sevilla, ja si po tallen të gjithë me Mourinhon

03/14/2018 11:19
nga:Y.K

Mançester United i Jose Murinhos u eliminua ditën e djeshme nga Liga e Kampionëve nga Sevija e Vincenco Montellës. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-2, duke surprizuar të gjithë opinionin sportiv.

Pas përfundimit të ndeshjes, e gjithë vëmendja u fokusua tek 2 trajnerët, Mourinho dhe Montella. Tifozët nuk i kanë kursyer aspak talljet ndaj portugezit, i cili shpenzoi shuma marramendëse në merkato për të ndërtuar një skuadër cilësor, e cila të konkurronte për fitimin e titujve kampion, por rezultoi një dështim.

Ai u mposht nga italiani Montela, që në drejtimin e Milanit, zhgënjeu duke u shkarkuar nga skuadra si i dështuar. Ndërsa dje ai arriti ta kualifikonte skuadrën e tij në 8 skuadrat më të mira të Europës.

Më poshtë iu paraqesim disa foto ironizuese qe kanë pushtuar rrjetet sociale:

09/19/2018 23:40

Mourinho i ‘falet’ Pogbas, nismë e mbarë e ‘Djajve të Kuq’