Rreth një vit më parë, objekti i biznesit të afaristit Ramiz Kelmendi, kompania Elkos u përfshi nga zjarri duke shkaktuar dëme të mëdha.
Por ajo….. që bëri më shumë bujë në media ishte fotografia e tij me nipërit gjersa objekti digjej.
Kelmendi tregon se e kujt ishte ideja dhe pse u realizua ajo fotografi.
“Kur nga djegia e një objekti të tillë mu shkaktuan humbje të mëdha. Unë qollava gjatë punimeve që po bëheshin aty, sepse shkoj çdo mëngjes. Shkova të marr pjesë në shuarjen e zjarrit por mezi u ktheva. Jam kthy në shtëpi, më është dashur të marr bashkëshorten dhe t’i tregoj ngadalë në mënyrë që mos t’i shkaktoj arrest kardiak. Më ka ra ndërmend që dy kolegë të mitë që kanë ndihmu për me shu zjarrin, kanë hyrë në lift, dhe kur ndalet rryma aty kishin me qenë të vdekur. Jam kthyer përsëri në depo me atë gjendje shëndetësore, jam informu për ata të dy, dhe më kanë thënë që kanë dal dhe janë mirë dhe pastaj jam kthyer në shtëpi. Janë mbledhur krejt familja, më kanë ardhur nipat dhe iu thashë ma bëni një fotografi sepse unë jam ka mundohem për t’a. Sepse nëse unë s;kam me arrit me rigjeneru këtë, kanë me arrit këta. Shpeshherë opinioni tenton me ndërtu pesimizëm, të cilin unë se posedoj. Unë edhe sot me ranë zero përsëri ngritem në këmbë dhe nuk doja të lija hapsirë me mendu institucionet financiare që më mbështetin që unë s’kam me mujt me i pagu obligimet kreditore, nuk doja të lija me mendu furnitorët dhe prodhuesit e brendshëm që pastaj Elkosi do të na mbetet borgj. Mund t’iu them se asnjëherë dhe asnjë ditë nuk ia kam vonu askujt dhe të gjitha takimet me institucionet bankare ata quditeshin që unë nuk kërkojsha asnjë prolongim” tha Kelmendi për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.