Showtime

U bë pjesë e PDK-së, tani Eliza Hoxha ironizon me slloganin e AAK-së

09/12/2019 17:37
nga:L I

Ka disa muaj që Eliza Hoxha i është bashkuar PDK-së, ndërsa tani është dhe kandidate për deputete, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja përmes një postimi të bërë në Instagram ka ironizuar me slloganin e partisë së Ramush Haradinajt.

Ajo ka publikuar një fotografi të 16 viteve më parë në të cilën kishte shkruar dhe një mesazh.

“100 % Eliza. Sllogani i vitit 2013, po në 2019 si është?”, ka shkruar Eliza Hoxha, duke ironizuar kështu hapur me slloganin e AAK-së.