Lajme

U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta nesër para gjykatës

10/22/2024 22:43
nga:G B

Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.

Bashkë me Metën në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie./Euronews.al