Lajme

A u anulua debati i radhës ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, e zbulon Kelmendi

11/14/2017 18:14
nga:M H

 

Drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ka thënë për Gazeta Blic, se ende nuk dihet nëse do të mbahet debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për Prishtinën Arban Abrashin dhe Shpend Ahmetin.

“Ende nuk e dimë se a do të mbahet debati,  jemi në bisedime”, ka thënë Kelmendi.

Debati në Rubikon është njoftuar se do të mbahet në ora 20:oo.

Ndërkaq ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përkundër angazhimeve të shumta, janë të gatshëm të marrin pjesë sonte në debatin e KTV-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Mbrëmë u mbajt debati i parë mes Kryetarit Shpend Ahmeti dhe kandidatit të LDK-së Arban Abrashi, debat ky që zgjati plot 3 orë. U debatua për 10 tema të rëndësishme të Prishtinës.
Kandidatin e LDK-së e kemi pritur në 4 debate të tjera, në të cilat nuk ka ardhur, dhe tani jemi në ditët e fundit të fushatës, me një axhendë të ngjeshur me tubime e aktivitete.
Si shtab i Kryetarit Shpend Ahmeti, jemi të gatshëm që debatin e radhës ta mbajmë në KTV, dhe jemi në pritje të takimeve për të aranzhuar terminin dhe formatin e debatit që do të mbahet në pjesën e dytë të javës.

 

 

11/22/2017 21:08

Daut Haraidnaj: Në Prishtinë do të ketë përmbysje të rezultatit, Abrashi fitues!