Sporti

U aksidentua me makinë, Antonio pritet të rikthehet pas një viti në fushat e blerta!

12/09/2024 18:34
nga:Lorik J

Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio pritet të mungojë të paktën një vit pas një dëmtimi të marrë në një aksident me makinë, raporton The Guardian.

Antonio tashmë i është nënshtruar një operacioni pas aksidentit dhe ka pësuar një frakturë në këmbë.

Vlen të theksohet se Antonio u përfshi në një aksident automobilistik më 7 dhjetor dhe u dërgua në spital.

Këtë sezon, Antonio ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asistim në 15 paraqitje për Hammers.

/GazetaBlic Sport