Sporti

Tyson Fury tregon se kur do të përballet me Deontay Wilder

06/16/2019 09:17
nga:M K

Tyson Fury vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij.

Mbrëmë ka regjistruar edhe fitoren e 27-të, derisa “viktimë” ishte bokseri Tom Schwarz, shkruan GazetaBlic.

Meçi u mbyll menjëherë në raundin e dytë, teksa gjermani nuk i rezistoi dot goditjeve brutale të Furyt.

Pas meçit, ai u shpreh i lumtur me fitoren, teksa shtoi faktin se do ta mposhte secilin bokser me atë goditje me të majtën.

Ndërkaq, krejt në fund tregoi se vitin e ardhshëm pritet dueli me Deontay Wilder, ndërsa thotë se do ta detyrojë atë që vetë t’ia japë rripin e kampionit.

“Them se do të ndeshem edhe një herë më 21 shtator ose 5 tetor… pastaj në vitin e ardhshëm do të gjejmë Deontay Wilderin dhe do ta bëjë atë të më japë atë rrip të gjelbër!”, përfundoi Fury.

/GazetaBlic/

11/27/2019 17:27

Zyrtare: Konfirmohet rimeçi Wilder – Fury, zhvillohet me këtë datë