Sporti

Tyson Fury – Oleksandr Usyk, ky boksier konsiderohet pak më favorit nga meçi i jashtëzakonshëm i së shtunës

05/16/2024 10:18
nga:Mergim Rreci

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen në meçin e jashtezakonshëm të boksit ditën e shtunë.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme mes dy boksierëve kampionë të peshave të rënda, ku njëri nga ta do të unifikojë të gjithë titujt, shkruan GazetaBlic Sport.

Që nga Lennox Lewis në vitin 2000 nuk ka një boksier të peshës së rëndë që ka mbajtur të gjithë titujt, dhe Fury do të sjellë rripin WBC në Riad ndërsa Usyk mban shiritat WBA, WBO dhe IBF.

Usyk, 37 vjeç, boksoi për herë të fundit në gusht, ku mposhti Daniel Dubois. Tani, britaniku Fury dhe Usyk i Ukrainës përballen të dy me luftën më të madhe të jetës së tyre.

Fitorja e mundshme e Tyson Fury kuotohet me kuotë 1.96, fitorja e boksierit ukrainas ka vlerën prej 2.12, kurse një barazim i mundshëm ka vlerën prej 20.00.

/GazetaBlic Sport/