Sporti

Tyson Fury nuk ndalon me deklaratat e tij “thumbuese” ndaj Wilder, shikoni komentin e tij të fundit

02/23/2020 10:44
nga:Mergim Rreci

Tyson Fury ka triumfuar në meçin e madh përballë Deontay Wilder.

Fury arriti që të bëjë dy knock down në raundin e tretë dhe të pestë dhe më pas në raundin e shtatë mbylli çështjen e fituesit.

Wilder thjesht nuk tregoi asgjë në këtë ballafaqim dhe u njoftua me humbjen e parë në karrierë, për ta lënë kështu Fury si të pamposhtur.

Në konferencën pas ndeshjes Fury ka bërë një deklaratë provokuese ndaj Wilder.

“Ai nuk mundi të më mposht atëherë kur isha 50% i këtij që jam momentalisht, nuk parashikoja konkurrencë në asnjë mënyrë sot ndaj tij” deklaroi Wilder, përcjell GazetaBlic.

Kujtojmë që mund të kemi një triologji në mes të dy bokserëve, sepse vetë Fury deklaroi që do të ndeshet përsëri më bokserin amerikan