Lajme

Turqia shënon 12 raste me koronavirus brenda natës

03/16/2020 21:07
nga:E Sh

Turqia ka konfirmuar 12 raste të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18, rritja më e lartë ditore që kur vendi njoftoi rastin e parë javën e kaluar.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha të hënën se dy prej rasteve të reja kishin të bënin me rastin e parë të raportuar në vend, ndërsa shtatë kishin udhëtuar nga Evropa dhe tre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, të dielën ministria e brendshme e Turqisë, njoftoi mbylljen e përkohshme të bareve dhe klubeve të natës në 81 provincat e saj, për të frenuar përhapjen e pandemisë.

“Që nga mesnata e së hënës të gjitha operimet e kafeneve, kinemave, palestrave do të pezullohen”, deklaroi ministria e brendshme e Turqisë.

Kreu i drejtorisë fetare në Turqi, Ali Erbas, ka bërë të ditur se Turqia ka ndaluar lutjet masive në xhami, ndërsa vendet e adhurimit për lutjet individuale, do të mbesin të hapura.

08/02/2020 21:04

Mungojnë barnat esenciale anti-covid