Lajme

Turqia mban ushtrinë në veriperëndim të Sirisë

12/29/2019 17:06
nga:B. D

Turqia ka deklaruar se do të vazhdojë monitorimin e armëpushimit në veriperëndim të Sirisë, ndërsa ushtarët e saj do t’i përgjigjen me armatim çdo akti armiqësor në këtë shtet.

Ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se ushtria do të vazhdojë të mbetet në territorin që është krijuar si zonë e sigurisë, me qëllim që miliona refugjatë të kthehen nga Turqia.

Regjimi i Assadit ka nisur sulmet e reja në Idlib, duke detyruar shpërnguljen e më shumë se 100 mijë njerëzve që ia kanë mësyrë kufirit me Turqinë.

Presidenti turk një javë më parë ka deklaruar se shteti i tij nuk mund të përballojë valë të re refugjatësh.

03/08/2020 09:01

Zbarkojnë 50 refugjatët e parë sirianë në Shqipëri