Sporti

Turpin vendosi rekord mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

12/11/2025 16:49
nga:Mergim Rreci

Gjyqtari francez Clement Turpin vendosi një rekord gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, e cila përfundoi 1-2.

Ndeshja në Santiago Bernabeu u vendos nga një penallti e ekzekutuar me saktësi nga Erling Haaland, dhe kjo penallti rezultoi të ishte historike, transmeton GazetaBlic Sport.

Me të, Turpin u bë gjyqtari që ka dhënë më shumë penallti në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi turneu ekziston me atë emër që nga viti 1992.

Deri më tani, gjyqtari francez ka drejtuar 58 ndeshje në turneun e madh, duke akorduar 31 goditje penalltie.

/GazetaBlic Sport/