Lajme

“Turp ju qoftë”, Vlora Çitaku tregon se si e ofenduan militantët e proklamuar si të Vetëvendosjes

04/03/2021 23:19
nga:Gazeta Blic

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington të SHBA’së, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se ka marrë mesazhe fyese, kërcënuese e denigruese nga simpatizues të VV’së.

Kërcënimet erdhën pas një shkrimi që bëri pak më parë Citaku, ku shkroi “Republikë nëse mund ta mbash”. E këtë shkrim Çitaku thotë se e bëri për shkak se është e shqetësuar me situatën politike në Kosovë.

Ajo kujtoi se nuk është as deputete e as ministre, megjithatë nga simpatizantë të VV’së mori mesazhe fyese, kërcënuese dhe denigruese.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Çitakut:

DMTH, e bana një postim komplet të pangarkuar të tipit “ A republic if you can keep it”. Kjo sepse jam vërtetë e shqetësuar me situatën politike në Kosovë sot.

Nuk jam as deputete e as ministre.

Në më pak se 2 minuta kam marrë mesazhe fyese, kërcënuese, e denigruese nga ata që në rrjjete sociale proklamohen si simpatizues të VV-së.

Turp ju qoftë.