Lajme

Turizmi i Kosovës prezantohet në Gjenevë e Malmo

05/24/2019 23:01
nga:A. R.

Ministria e Diasporës njofton se në qershor, në Zvicër dhe në Suedi, do të organizohen aktivitet me qëllimin e vetëm për promovimin e turizmit në Kosovë.

“Në Gjenevë dhe Suedi se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me MTI-në/KIESA dhe Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, organizon aktivitetin “Ta njohim turizmin në Kosovë”, që ka të bëjë me potencialet e turizmit dhe shkëmbimet bilaterale mes shteteve”, theksohet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Ministria e Diasporës thotë se takimi i parë do të mbahen në qytetin e Gjenevës në  Zvicër (Uni Mail 40, Bd Du Pont-D’Arve ch-1205 Geneve, salle MS 130))

Ndërsa një ditë më vonë, më 8 qershor, takimi mbahet në Malmo të Suedisë, në Qendrën Kulturore të Kosovës, (Ostra Hindbyragen 268 213 74 Malmo).