Duket se Tuna ka nisur të punoj rreth albumit të saj.
Këngëtarja Tuna Sejdi ndër vite në tregun muzikor shqiptar ka arritur që ta marrë vëmendjen me paraqitjet e saj e edhe projektet muzikore kanë qenë të pëlqyera.
Pavarësisht se mund të ketë të atillë që e kritikojnë, Tuna ka një numër të njerëzve të cilët e përkrahin.
E për ta ajo duket se ka vendosur ta përgatis një album për të cilin sipas Prive, po punon me Armend Rexhepagiqin.
Këngëtarja, ka nisur incizimin e këngëve në studio bashkë me Rexhepagiqin dhe producentin Darko Dimitrov.
Ndryshe, projekti i fundit i saj është ‘Maria‘, në bashkëpunim me Seven Saraqin.