Showtime

Tuna dhe Patrisi të dashuruar dorë për dore gjatë shëtitjeve në kryeqytet

11/14/2017 19:57
nga:N S

Ata janë ndër çiftet më simpatikë në estradë.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha këtë vit kanë qenë njëherësh edhe ndër çiftet më të diskutuar në media.
Në muajin prill ata u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Tian. Tuna nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, duke iu përkushtuar kështu tërësisht familjes, ndërsa ndjehet e plotësuar pranë dy meshkujve të saj të jetës: bashkëshortit dhe djalit që ia zbukurojnë çdo ditë të jetës. Se është më se e lumtur në krahët e Patrisit, këtë e vërteton edhe fakti që dyshja gjenden çdo kund bashkë.

Telegrafi kapi sot në fotografi çiftin teksa po shëtitnin në një nga qendrat tregtare më të mëdha të kryeqytetit