Sporti

Tuchel thumbon Juventusin: Është e vështirë të luash ndaj një skuadre që mbrohet aq shumë

09/30/2021 17:32
nga:E K

Juventusi ka fituar ndaj Chelseat në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve me rezultatin 1:0, falë golit të Federico Chiesas.

Trajneri i Chelseat, Tuchel pas ndeshjes tha se është e vështirë të luash ndaj një skuadre që mbrohet aq shumë , shkruan GazetaBlic Sport.

“Është shumë e vështirë të vendosësh një ritëm të madh kundër një ekipi që mbrohet në thellësi të zonës së tyre. Nëse ne mbroheshim ashtu kundër City ishte e vështirë për ta të krijonin shanse. Ishte e njëjta gjë për ne këtu.

“Por ndryshimi ishte se ne dhamë dy shanse të mëdha dhe i dhamë besimin përsëri në stadium”.

/GazetaBlic Sport/