Sporti

Tuchel e konfirmon: Mbappe është dëmtuar përsëri

10/04/2019 18:34
nga:M K

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, vetëm sa ishte kthyer nga një lëndim që e kishte mbajtur jashtë fushës së blertë për rreth 1 muaj, mirëpo tani ai e ka pësuar edhe një tjetër lëndim.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka zbuluar se Kylian Mbappe do të mungojë në përballjen e së shtunës kundër Angers, në kuadër të Ligue 1, shkaku i një lëndimi, që e lë atë në dyshim edhe për ndeshjet e Francës në tetor, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Mbappe është inkuadruar në dy ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit, duke hyrë në lojë nga stoli në pjesën e dytë të ndeshjeve, pas lëndimit muskulor që e kishte mbajtur larg skuadrës së PSG-së për një muaj.

Megjithatë, 20-vjeçari e pësoi një lëndim në të njëjtin vend sërish gjatë 30 minutave lojë që i bëri në fitoren 1:0 kundër Galatasarayt, të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe tani ai po përballet me një lëndim tjetër.

Didier Deschamps e emëroi Mbappen në skuadrën prej 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjet e Francës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, kundër Islandës dhe Turqisë. Mirëpo, Mbappe mund të detyrohet të tërhiqet nga këto dy ndeshje të tetorit.

“Mund të ju them se Kylian s’do të jetë me ne. Unë e kuptoj se duhet edhe më shumë kohë për ta trajtuar lëndimin. Nuk kam folur me Didier Deschamps për Kylianin”, ka thënë Tuchel, në konferencën e tij për shtyp sot.

PSG-ja ka qenë edhe pa golashënuesin e vet më të mirë, Edinson Cavanin, që nga fitorja 4:0 kundër Toulouse në fund të gushtit, përderisa Julian Draxler, Thilo Kehrer dhe Colin Dagba kanë mbetur jashtë përballjes së fundjavës në “Parc des Princes”.

11/06/2019 10:01

Zidane: Mbappe ka ëndërruar gjithmonë Realin