Lajme

Tubim masovik në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit (Foto)

10/20/2017 22:51
nga:A. R.

PDK-ja ka përmbyllur fushatën e saj në Prizren në një takim të stërmbushur me simpatizantë në qendrën sportive “Sezai Surroi”.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se asnjëherë nuk e ka parë më të mbushur këtë sallë se sa sonte duke i uruar për fitoren e të dielës.

Madje ka ironizuar partitë e tjera duke thënë se salla është e mbushur me përkrahës nga qyteti i Prizrenit dhe jo sic e bëjnë të tjerat ku bartin njerëz me autobusa, madje edhe atëherë dështojnë.

“Po ja uroj fitoren të gjithëve prej sot. Por derisa ajo të ndodhë të dielën, ne duhet të vazhdojmë të angazhohemi e të punojmë për ta bërë edhe më të madhe këtë fitore”, ka thënë Totaj.

Edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli e Zvkryetari, Enver Hoxhaj kanë thënë se sa herë që ka fituar Prizreni, ka fituar Kosova duke bërë thirrje që të votohet PDK-ja në zgjedhjet e së dielës.