Cult

Trupa e Baletit Kombëtar shfaqet në premierën e parë për pavarësinë

02/08/2018 21:53
nga:Gazeta Blic

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, në premierën e parë për vitin 2018, është shfaqur me bluzat e dhjetëvjetorit të pavarësisë #Kosova10.

Me shfaqjen e parë “Pa mure”, trupa e baletit i është bashkuar festimeve zyrtare që kanë nisur sot në Kosovë.

Kjo shfaqje me koreografi të Teuta Krasniqit dhe me skenografi të Aziz Malokut dhe Teuta Krasniqit është pritur me shumë duartrokitje nga shikuesit.