Lajme

Trump vazhdon sulmet ndaj OBSH-së për përgjigjen ndaj koronavirusit

04/09/2020 13:55
nga:Y I

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi polemikat me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke e akuzuar atë që fillimisht e minimizoi shpërthimin e koronavirusit dhe më pas iu bë krah Kinës në përgjigjen ndaj pandemisë.

Ai gjithashtu drejtoi akuza përsëri të mërkurën ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili më parë e akuzoi Trump për politizimin e pandemisë, një veprim për të cilin ai tha se do të çonte në “shumë më shumë qese me kufoma”.

“Ata thanë më shumë qese me kufoma … Ai [Tedros] do të kishte shërbyer shumë më mirë për njerëzit që duhej t’ju shërbente nëse do të jepnin një analizë të saktë. Gjithçka ishte e koncentruar në Kinë: ‘Gjithçka do të jetë mirë, nuk ka transmetim nga njeriu në njeri’”, tha Trump.

“Ai donte që unë t’i mbaja kufijtë hapur. Unë mbylla kufirin për t’ia perplasur ne fytyre atij, ishte një vendim i vështirë për t’u marrë në atë kohë. Ne morëm një vendim kundër Organizatës Botërore të Shëndetit.”

Trump vuri në dukje se Kina i siguron OBSH-së më shumë se 40 milionë dollarë fonde, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin shumë më shumë se 400 milionë dollarë.

“Megjithatë, gjithçka duket se është siç do Kina. Kjo nuk është e drejtë, nuk është e drejtë për ne dhe sinqerisht nuk është e drejtë për botën. Nuk më besohet se ai po flet për politikë, t’i shikojë marrëdhëniet që kanë me Kinën”, shtoi Trump.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, u tha gazetarëve se SHBA-ja po i rivlerëson fondet e saj për OBSH-në.

“Organizatat duhet të punojnë. Ata duhet të japin rezultatet për të cilat janë menduar”, tha ai.

Shefi i OBSH-së bën thirrje t’i jepet fund politizimit të koronavirusit