Lajme

Trump: SHBA sekuestron një anije cisternë nafte pranë Venezuelës

12/11/2025 07:48
nga:G B

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, duke e përshkruar si “më të madhën e sekuestruar ndonjëherë”. Operacioni u krye nga Roja Bregdetare e SHBA-së.

“Ne sapo kemi sekuestruar një cisternë në brigjet e Venezuelës – një cisternë të madhe, shumë të madhe, në fakt më të madhën që është sekuestruar ndonjëherë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.

Duke publikuar një video të sekuestrimit, Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, e përshkroi anijen si një “cisternë nafte të papërpunuar, e përdorur për transportimin e naftës së sanksionuar nga Venezuela dhe Irani”.

Karakasi e dënoi menjëherë këtë veprim, duke e quajtur akt “piraterie ndërkombëtare”. Më herët, Presidenti Maduro deklaroi se Venezuela kurrë nuk do të bëhet një “koloni nafte”.