Lajme

Trump: Evropa po shembet, udhëhiqet nga njerëz të dobët

12/09/2025 15:32
nga:Y I

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Evropa përfaqëson një grup kombesh “në rënie” të udhëhequra nga njerëz “të dobët”.

“Evropa nuk di çfarë të bëjë. Mendoj se udhëheqësit politikë evropianë janë të dobët. Por gjithashtu mendoj se ata duan të jenë politikisht korrektë”, tha Trump në një intervistë me Politico, të botuar sot.

Trump i ka përshkruar qytete si Londra dhe Parisi si qytete që po mbijetojnë nën peshën e migrimit nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

“Pa ndryshuar politikën kufitare, disa vende evropiane nuk do të jenë më vende të qëndrueshme”, tha ai.

Presidenti amerikan e quajti kryebashkiakun e krahut të majtë të Londrës, Sadiq Khan, djalin e emigrantëve pakistanezë dhe kryebashkiakun e parë mysliman të qytetit, një “katastrofë”.

“Ai u zgjodh sepse shumë njerëz dolën në votime. Tani ata po votojnë për të”, tha Trump.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kujton Politico, të hënën kritikoi administratën Trump për dokumentin mbi sigurinë kombëtare dhe i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë të respektojë sovranitetin e Evropës dhe të drejtën e vetëqeverisjes. Në intervistë, Trump tha se do të vazhdojë të mbështesë kandidatët e favorizuar në zgjedhjet evropiane, madje edhe me koston e ofendimit të ndjeshmërive lokale.

“Mbështeta njerëz që shumë evropianë nuk i pëlqejnë. Unë mbështeta kryeministrin hungarez Viktor Orbán”, tha Trump, duke shtuar se e admironte politikën e kontrollit kufitar të Orbán. Presidenti amerikan tha se nuk i kushton shumë rëndësi rolit të udhëheqësve evropianë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

“Ata flasin, por nuk prodhojnë asgjë dhe lufta thjesht vazhdon e vazhdon”, tha Trump.

Udhëheqësi amerikan përsëriti thirrjen e tij drejtuar Ukrainës për të mbajtur zgjedhje të reja.

“Ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë. E dini, ata flasin për demokracinë, por po arrijnë në pikën ku nuk është më demokraci”, përfundoi Trump.