Lajme

Trump: Europa është një grup kombesh në shkatërrim, e udhëhequr nga njerëz të dobët

12/09/2025 16:32
nga:N K

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur BE-në dhe udhëheqësit europianë në një intervistë për Politico, duke e quajtur Europën një grup kombesh “në kalbëzim” të udhëhequr nga njerëz “të dobët”.

Duke folur për udhëheqësit europianë, ai tha: “Mendoj se janë të dobët,” dhe i fajësoi ata për faktin që janë “politikisht korrekt”.

“Mendoj se nuk dinë çfarë të bëjnë. Europa nuk di çfarë të bëjë”.

Ai lavdëroi Hungarinë dhe Poloninë për qasjen e tyre ndaj migracionit, por tha se më gjerësisht ishte i shqetësuar për Europën pasi “ata po i lejojnë njerëzit të hyjnë, pa i kontrolluar”.

Pavarësisht kundërshtimeve nga Europa, Trump gjithashtu përsëriti se do të ishte i gatshëm të mbështeste udhëheqësit europianë në zgjedhjet e tyre të brendshme duke thënë: “Kam mbështetur njerëz, por kam mbështetur njerëz që shumë europianë nuk i pëlqejnë. Kam mbështetur Viktor Orbán”.

Ajo që Orbán “ka bërë vërtet mirë është imigracioni sepse nuk lejon askënd të hyjë në vendin e tij dhe Polonia ka bërë një punë shumë të mirë edhe në këtë drejtim, por shumica e kombeve europiane janë duke u shkatërruar”, tha ai, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Trump tha gjithashtu se paralajmëroi se Europa do të dobësohej gjithashtu “shumë më shumë” si rezultat i migracionit, “sepse njerëzit që vijnë kanë një ideologji krejtësisht të ndryshme”.

Ai sulmoi me e armikun e tij politik të kahershëm, kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke thënë se ai është “një katastrofë”.

“E urrej atë që i ka ndodhur Londrës dhe e urrej atë që i ka ndodhur Parisit”.

“Europa, ata duan të jenë politikisht korrektë dhe kjo i bën të dobët. Kjo është ajo që i bën të dobët”, tha ai.

Trump shtoi gjithashtu se vendet europiane “duhet t’i nxjerrin njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në vend”.

Trump tha gjithashtu se nuk kishte shumë shpresa për përfshirjen europiane në bisedimet e paqes në Ukrainë, pasi “ata flasin, por nuk prodhojnë dhe lufta vazhdon pa pushim”.