Lajme

Tronditet Tirana: Vriten dy motra në banesën e tyre, autori shtetas maqedonas

12/31/2020 11:11
nga:Y I

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Tiranë.

Dyshohet për dy viktima të gjinisë femërore që ishin motra me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në rrugën “Astrit Dushi”.

Autori mësohet se është i dashuri i njërës prej viktimave dhe është shqiptar nga Maqedonia e Veriut i identifikuar si Përparim Tela.

Ai është larguar menjëherë nga ngjarja, ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje të tillë.

Kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.