Sporti

Tronditet Real Madrid: Super ylli i tyre i thotë lamtumirë

05/15/2017 09:36
nga:A. R.

James Rodriguez luajti sfidën e fundit në “Santiago Bernabeu”

“Së shpejti, James: Ka parakontratë me Mourinhon”, kështu ka titullin artikulli i gjatë i “AS” për kolumbianin, i cili me shumë mundësi i dha lamtumirë “Santiago Bernabeut”.

Ëndrra e James Rodriguez për ta veshur fanellën e Real Madridit zgjati vetëm tre vite, pasi kolumbiani mbrëmë i dha lamtumirën tifozëve në stadium.

Kolumbiani do të largohet pasi nuk ka të garantuar vend në formacion nga Zinedine Zidane, që sipas “AS”, nga një idhull që ishte për 25 vjeçarin, është shndërruar në njeriun më të urryer në botë.

Me ardhjen e Zidane, James u gëzua – pasi siç kishte thënë ai “Zidane gjithmonë ka qenë idhulli im”.

Por trajneri francez asnjëherë nuk besoi në cilësitë e kolumbianit, cka e shtyri që të largohet nga Reali që sipas mediave spanjolle kjo gjë tashmë ka përfunduar.

“AS” shkruan se James ka parakontratë me Manchester Unitedin e Jose Mourinhos dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Premierligë.

James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola.

10/19/2019 23:13

Mallorca – Real Madrid, notat e futbollistëve