Sporti

“Trondit” Ronaldo, gati largimi nga Juventusi

11/21/2019 08:07
nga:M K

Bëri bujë të madhe me largimin nga Real Madridi pas plotë nëntë vitesh.

Pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, duket se ka vendosur të largohet nga Juventusi, nëse skuadra torineze dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Njëri nga panelistët e “La Sexta”, Eduardo Inda, deklaroi se portugezi me shumë gjasë do të përshëndetet nga “bardhë e zinjtë”, nëse edhe këtë sezon nuk arrijnë dot ta fitojnë trofeun më të çmuar për klube në kontinentin e vjetër.

Tashethemet filluan pas dy zëvendësimeve të njëpasnjëshme të tij nga ana e Maurizio Sarrit.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse “Zonja e Vjetër” do t’ia dalë që në fund të triumfojë, për ta marrë kështu trofeun që i mungon tash e disa vite.

/GazetaBlic/

06/17/2020 14:20

UEFA zyrtarizon formatin përfundimtar të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës