Dardan Krasniqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ishte i ftuari i radhës në emisionin BlicIntervieë, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se situata aktuale politike në të cilën gjendemi është një barrë kogja e rëndë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Jemi tash në këtë valën e zgjedhjeve, një barrë kogja e rëndë edhe për Kosovën edhe për qytetarët e saj, jemi një vend që kemi sakrifiku shumë dhe kemi dal prej disa luftrave, kemi dal prej një administrate të përkohshme UNMIK-u që ka qenë, thjeshtë me një vend që mbahen zgjedhjet kaq shpesh tregon mbrishtësinë e saj demokratike”, vlerësoi ai.
Krasniqi, i cili më herët kishte qenë aktivist i LVV-së theksoi se largimi i tij nga Lëvizja nuk ka qenë i motivuar nga inati apo kundërshtimet personale, por nga shkelja e idealeve dhe parimeve për të cilat ishte ndërtuar lëvizja.
“Për mua ka qenë kogja një vendim i vështirë për arsye se 19 vite me rrugëtu me LVV dhe me investu aq shumë në pamodestinë e them kogja me dhimbje me investu aq shumë me një organizim në shtrirje votë, në frymë është shumë e rëndë, mirëpo sikur unë edhe shumë tjerë, e unë pak më i zëshëm për shkak se prej natyrësh jam rebel dhe i revoltuar e nuk bëj kompromise me disa parime për të cilat njerëzit marrin një rrugëtim. Jam mundu gjithë kohën me qenë kritik, por deshta me vecu një rast, ditën kur kemi fitu zgjedhjet në vitin 2021 unë e kam bërë një status ‘nga sot do të jem zëri më kritik dhe armiku më i madh LVV në atë që LVV e ka momentumin më të madh që këtij vendi tia krijoj standartin politik, moral e shtetëror”, tha ai.
Tutje ai thekson se i ka kaluar tri vite në UÇK dhe 19 vite në Lëvizjen Vetëvendosje, ku shton se kjo e fundit duhet të ndihet e turpëruar në atë se ka shkelur çdo ideal dhe parim në rrugètimin e tij.
Pikërisht këtu është procesi LVV meqenëse unë nuk kam hy në garë dhe nuk kam dal në Aleancë për shkak të inatit ose luftës ndaj kujt absulutisht, edhe ata që më kanë uru edhe ata që më kanë sha unë vetëm dashni u jap. Edhe pse kam shku në Aleancë ka me qenë ky i njejti, për mua atë që e kanë bërë komandatët politik në politik e kanë prap zërin kritik por edhe shokët e mi që kam rrugëtuar mbi 19 vite edhe ata e kanë këtë zërin tim kritik, unë 3 vite ja kam dhënë UÇK kështu në lufta por 19 vite ia kam dhënë Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje duhet me u ndi e turpëruar në atë se ka shkel çdo ideal dhe parim në rrugëtimin tonë dhe këtë e dinë shumë e nuk kanë guxim me thënë”, përfundoi ai për GazetaBlic.


