Fit&Sexy

Tri profesionet më të rrezikuara nga vdekja prej COVID-19

05/11/2020 18:35
nga:N S

Sipas të dhënave të Zyrtës Kombëtare të Statistikave në Britani të Madhe, rojet, taksistët dhe kuzhinierët janë më të rrezikuarit për të vdekur nga koronavirusi.

Kjo zyrë zbuloi se personat që i kanë këto tri profesione kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19 dhe janë dukshëm më të rrezikuar sesa mjekët dhe infermierët.

Në mesin e punëtorëve më të rrezikuar nga virusi i ri janë edhe kujdestarët e personave të moshuar apo personave në nevojë, shitësit me pakicë dhe shoferët e autobusëve, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, në bazë të këtyre të dhënave, mjekët dhe infermierët befasisht nuk kishin shkallë më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

Shifrat janë të mbështetura në analizën e rreth 2,500 rasteve fatale të koronavirusit në mesin e punëtorëve të moshës 20 deri 64-vjeçare në Angli dhe Uells deri më 20 prill.

Gati dy të tretat e këtyre viktimave ishin të gjinisë mashkullore, me mesatarisht 9.9 persona në 100 mijë banorë, krahasuar me vetëm 5.2 persona për 100 mijë banorë për gjininë femërore.

Shkallën më të lartë të vdekshmërisë e kishin rojet me 45.7 të vdekur në 100 mijë banorë, pastaj taksistët me 36.4 dhe kuzhinierët me 35.9 të vdekur për 100 mijë banorë.

05/20/2020 12:20

Keni kujdes, nëse jeni një prej këtyre personave rrezikoni më shumë të infektoheni me COVID-19