Kosoa dje shënoi njërën nga fitoret më të rëndësishme të ciklit kualifikues për EURO 2020.
Djelmoshat e Challandes triumfuan ndaj konkurrentit të vetëm për vend të dytë, Çekisë, në një ndeshje të çmendur, përcjellë GazetaBlic.
Ndërkaq, tani rriten gjasat për kualifikim të drejtpërdrejtë, duke mos harruar edhe opsionim e fundit, “Play-Off’i” i Ligës së Kombeve.
Më poshtë i gjeni tri variantt më të mundshme, në bazë të të cilave, Kosova mund ta prejë biletën për evropian, e që do të ishte arritje historike, pasi në kualifikime po luajmë për herë të parë.
I: Mposhtim Çekinë e Malin e Zi dhe Çekia nuk e mposht Anglinë në Pragë
II: Çekia dështon me Malin e Zi, ne mposhtim Malin e Zi dhe barazojmë me Çekinë në Pragë, kuptohet me kusht që Çekia nuk e mposht Anglinë në Pragë
III: Nëse Çekia mposht Malin e Zi e Bullgarinë, humb nga Anglia në Pragë, atëherë ne duhet patjetër ta fitojmë Malin e Zi dhe të barazojmë me Çekinë e Anglinë
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në të dyja ndeshjet e së martës.
/GazetaBlic/