Fit&Sexy

Tri mënyra të thjeshta për ta zvogëluar rrezikun e kancerit

02/14/2018 15:00
nga:E Sh

Rritja e sasisë së perimeve dhe pemëve që i konsumoni është një ndryshim në stil të jetesës që mund t’jua zvogëlojë rrezikun e kancerit.

Telegrafi më poshtë ju sjell tri mënyra të thjeshta përmes së cilave mund ta zvogëloni rrezikun e kancerit, dhe ato mund t’i aplikoni që nga sot:

Mos u ndieni keq për shprehitë e kafes
Edhe pse ekspertët nuk po bëjnë thirrje që të konsumoni kafe për t’i zvogëluar rreziqet e sëmundjeve të ndryshme si kanceri, studime të shumta kanë konstatuar se konsumimi modest i kafesë është i ndërlidhur me rrezik të ulët të llojeve të ndryshme të kancerit, duke përfshirë atë të prostatës, lëkurës dhe mëlçisë.

Kujdes me peshën
Sipas hulumtimeve të fundit, të qenit obez apo mbipeshë i rritë shanset jashtëzakonisht shumë për t’u sëmurur nga sëmundjet e zemrës apo kanceri.

Në fakt, studimet thonë se gratë të cilat janë mbipeshë janë 12 fish më të prira ta zhvillojnë kancerin sesa ato me peshë normale.

Hani shumë pemë e perime
Hulumtuesit ndërkombëtarë së fundmi kanë zbuluar se konsumimi i 800 gramëve pemë e perime në ditë e rritë rrezikun e vdekjes dhe atë të kancerit për 13%. /Telegrafi.

 

05/25/2018 08:14

Kanceri i veshkës (karcinoma renale), dalloni shenjat e para dhe faktorët e riskut