Sporti

Trepça’89 mbyll fazën përgatitore, gati për misionin “mbijetesa”

02/07/2020 21:00
nga:M K

Skuadra nga “Riza Lushta”, Trepça’89 tashmë ka përfunduar fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, duke konfirmuar se është më se e gatshme për misionin “mbijetesa”.

Përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, minatorët konfirmuan ndeshjet miqësore që i zhvilluan në fazën përgatitore, e që rezultuan me dy fitore të tyre, një barazim e po aq humbje, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se mitrovicasit momentalisht pozicionohen në vendin e tetë në Superligë dhe janë vetëm katër larg zonës së rrezikshme, së cilës do të synojnë që sa më parë t’i largohen.

Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve.

/GazetaBlic/

06/28/2020 17:37

LIVE Superliga | Super gol në Skenderaj, Drenica – Trepça’89, 2-2