Trepça 89′ ka filluar përforcimet në merkaton e janarit.
Klubi mitrovicas ka mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e parafundit në Superligën e Kosovës me 19 pikë të grumbulluara.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se qendër mbrojtësi i njohur kosovar, Ahmet Haliti është afër marrëveshjes me klubin e madh, Trepça 89′.
Haliti ka qenë pjesë e Prishtinës e Llapit në të kaluarën, teksa njihet si mbrojtës kualitativ në futbollin vendor.
Poashtu kujtojmë se Trepça 89′ ka arritur marrëveshje edhe me portierin e njohur, Arion Ymeri.
/GazetaBlic Sport