Turizem

Tregon studimi: Gjyshërit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të nënës

03/18/2024 09:46
nga:N K

Ju e dini se mënyra se si ju kanë rritur prindërit tuaj ndikon në mënyrën se si i rritni fëmijët tuaj

Një studim i ri tregon se të kesh gjyshërit e shëndetshëm përreth vetes mund të jetë një ndihmë për shëndetin mendor të nënave, veçanërisht nëse fëmijët janë të vegjël.

Kur studiuesit në Finlandë analizuan të dhënat te më shumë se 488 mijë nëna të fëmijëve të moshës 12 vjeç ose më të vegjël, ata zbuluan se nënat kanë më pak gjasa të përjetojnë depresion nëse kanë prindër nën moshën 70 vjeç, të punësuar dhe pa probleme shëndetësore.

Duket interesant edhe fakti se nëse një nënë është në prag të ndarjes nga partneri i saj, mbështetja e gjyshërve duket se ka një ndikim më të madh në shëndetin e saj mendor, referuar ndihmës dhe mbështetjes që gjyshërit japin për nënën, nipërit dhe mbesat, shkruan CNN.

“Fëmijët sot kanë gjithnjë e më shumë gjasa të kenë gjyshërit gjallë dhe shumë studime kanë treguar se si prania e gjyshërve ndikon në mbështetjen që ata japin për fëmijët e tyre, si edhe nipërit,” thotë Niina Metsä-Simola, pedagoge në University of Helsinki.

Si mund të ndihmojnë gjyshërit?

Një sistem i fuqishëm i mbështetjes sociale mund të jetë i dobishëm për mirëqenien mendore të kujtdo, por sidomos për gjyshërit në raport me fëmijët e tyre.

Kur gjyshërit janë mirë, ata mund të kontribuojnë në kujdesin ndaj fëmijëve dhe të shijojnë kohë cilësore me nipërit e mbesat e tyre. Për më tepër, ata mund të ndihmojnë nënat beqare ose të ndara duke ndarë përgjegjësitë prindërore.

Një aspekt tjetër është veçanërisht interesant sidomos kur gjyshërit nuk kanë nevojë të dalin në pension për të ndihmuar fëmijët e tyre, citon Anabel.

“Punësimi i gjyshërve lidhet me një shans më të ulët të depresionit te nënat e reja, ose të divorcuara sepse krijimi i një linje bashkëpunimi dhe mbështetjeje për brezat e rinj është kaq shumë e nevojshme për shëndetin mendor dhe fizik të nënave të reja dhe jo vetëm”, përfundon pedagogia.