Lajme

Tre të dyshuar për coronavirus në Kosovë – mes tyre një fëmijë

03/02/2020 15:11
nga:Norë Kelmendi

Tre të dyshuar të tjerë për coronavirus janë lajmëruar sot në Klinikën Infektive në QKUK.

Të dyshuarit, dy femra dhe një fëmijë, kanë ardhur nga vendet të cilat po ballafaqohen me coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj – Berisha.

Ajo ka shtuar se të dyshuarit nuk kishin simptoma të virusit por për shkak të ardhjes nga zonat ku janë të prekur me corona kanë shkuar për testim.

Rezultatet pritet të dalin ndërkohë, ndërsa të njëjtit aktualisht po mbahen të izoluar.

03/10/2020 19:32

Edhe dy të dyshuar me koronavirus në QKUK, rezultatet dalin negative