Sporti

Tre ndeshje – tre fitore, Liverpooli i “falet” Salahit

08/25/2018 20:22
nga:M K

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e ditës së sotme në kuadër të Premier ligës.

Skuadra e Jurgen Klopp ka shënuar edhe fitoren e tretë rradhazi në po aq ndeshje të zhvilluara, për të qëndruar e vetme në krye të tabelës me bilanc të qindpërqindtë, të paktën deri nesër, shkruan GazetaBlic.

“The Reds” ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por pa arritur të konkretizojnë të gjitha rastet. Vlen të përmendet edhe pritja bravoroze e portierit brazilian Allison Becker, i cili në minutën e fundit të kohës së rregullt intervenoi në mënyrë të jashtëzakonshme për të evituar barazimin. Liverpoolit i mjaftoi goli i Mohammed Salah në minutën e 30-të për të regjistruar tre-pikëshin e rradhës.

Javën e ardhshme, ekipi nga “Merseyside” udhëton drejtë Leicesterit për t’u përballur me skuadrën me po të njëjtin emër, derisa Brightoni e pret Fulhamin.

/GazetaBlic/

12/10/2019 21:07

Asnjë minutë e vetme për Shaqirin, notat e lojtarëve: Salzburg – Liverpool