Lajme

Tre kryeministra, tri strategji për njohje

06/08/2020 23:17
nga:Gazeta Blic

Brenda dy vjetëve, Kosova ndërroi tre kryeministra.

Secili që erdhi në pushtet e miratoi Planin Qeverisës.

Në dokumentin e Avdullah Hotit, 2020-2023 hyn dhe plani për krijimin e strategjisë që do t’i sjellë Kosovës, njohje ndërkombëtare. Vetëm në bllokun 27 anëtarësh të Unionit Europian ku Kosova synon të anëtarësohet, janë pesë vende që nuk ia pranojnë pavarësinë.

Sesi do të binden Greqia, Spanja, Sllovakia, Qipro e Rumania të ndryshojnë mendje nëpërmjet strategjisë qeveritare, zyrtarë të lartë të Kabinetit Hotit, të hënën nuk pranuan të flasin.

Kurse nga partia më e madhe opozitare ,thonë se Plani në fjalë nuk do të sjellë asgjë.

Iniciativë për “përjashtimin” e Vjosa Osmanit nga LDK?! Flet Lutfi Haziri