Sporti

Tre kandidatët për të marrë drejtimin e Argjentinës

07/17/2018 17:16
nga:Lorik J

Jorge Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Argjentinës, pas dështimit në “Rusi 2018”, dhe Federata Argjentina e Futbollit ka nisur të mendojë për gjetjen e zëvendësuesit.

Sipas shtypit amerikano-latin, emri i ri do të zbulohet para fundit të këtij muaji.

Tre janë kandidatët, dy prej të cilëve duken në avantazh: Ricardo Gareca dhe Jose Pekerman, të cilët në Kupën e Botës ishin përkatësisht trajnerët e Perusë dhe Kolumbisë.

Emri i tretë në listën e krerëve të futbollit argjentinas është ai i ish-mesfushori të Lazio, Matias Almeyda, që ka fituar gjithçka të mundshme me klubin meksikan Chivas de Guadalajara, pasi më parë kishte drejtuar River Plate.

telesport

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore