Sporti

Tre futbollistë të PSG rezultojnë pozitivë me koronavirus

06/23/2020 20:58
nga:M K

Tre futbollistë të PSG-së dhe një anëtar i stafit janë infektuar me koronavirus.

Kështu ka konfirmuar kampioni francez i edicionit 2019/2020 përmes një komunikate për media, përcjell GazetaBlic.

“Këta persona kishin shfaqur simptoma gjatë periudhës së karantinës kur nuk kishin kontakt me njëri-tjetrin.

Ata nuk janë më transmetues të virusit dhe do të rifillojnë programin e tyre të rehabilitimit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kujtojmë se pas triumfit në Ligue 1, PSG do të synojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi edhe më tutje është në garë.

“Parisienët” kanë siguruar çerekfinalen, pasi në 1/8-ën eliminoi Dortmundin në dy ndeshje, me rezultat të përgjithshëm, 3-2.

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:32

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij