Opinion

Transicioni i FSK-së, kontribut edhe për rajonin

06/26/2018 10:01
nga:Burim Ramadani

Shkruan: Burim Ramadani

Po, jemi në periudhën më të rëndësishme të vendimmarrjes për këtë tranisicion. E më pas, për 10 vjet FSK do të arrijë të përmbush kapacitetet e plota operacionale sipas mandatit të ri ligjor. Ndërsa, në periudhën e ndërmjetme, djemtë e vajzat e FSK-së do të jenë nëpër zona të ndryshme të botës që krah për krah me ushtarët e vendeve të NATO-s të ofrojnë paqe e siguri për popujt.

Transicioni i FSK-së është kontribut i Kosovës për rajonin.
Një institucion profesional e multi-etnik, sikurse është Forca e Sigurisë së Kosovës, do të thellojë edhe në mandatin e ri kontributin e vet për sigurinë dhe paqen në rajon.

Po, jemi në periudhën më të rëndësishme të vendimmarrjes për këtë tranisicion. E më pas, për 10 vjet FSK do të arrijë të përmbush kapacitetet e plota operacionale sipas mandatit të ri ligjor. Ndërsa, në periudhën e ndërmjetme, djemtë e vajzat e FSK-së do të jenë nëpër zona të ndryshme të botës që krah për krah me ushtarët e vendeve të NATO-s të ofrojnë paqe e siguri për popujt.
E kam të qartë se tashmë sa vjet është diskutuar në këtë temë. Nuk do t’i quaja asnjëherë vite të humbura. Porse, nuk mund të humbim kohën e ardhme për të vendosur.

Ekzistojnë një varg argumentesh për përfitimet e transicionit të FSK-së. Ja disa prej tyre:

 Sigurojmë institucion professional dhe multi-etnik
 Shmangie e vakuumit të sigurisë në Ballkan
 Ofrim i përfaqësimit të të gjitha komuniteteve
 Bashkëpunimi i ngushtë me KFOR
 Ofrues i sigurisë brenda Kosovës, në rajon dhe nëpër botë
 KFOR dhe NATO të vazhdojnë rolin e tyre në Kosovë dhe rajon
 Zhvillimi i ushtrisë së vogël, multi-etnhik dhe profesionale e forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal
 Një hap i rëndësishëm drejt integrimit Euro-Atlantik
 Anticipojmë se kjo do të jetë nxitje ekonomike
o Kjo iniciativë krijon 2500 vende të reja të punës
 Ndihmon në përfshirjen e mëtejshme të minoriteteve
 Siguri për të gjitha komunitetet
Asgjë nuk është ad hoc në këtë proces. Të gjitha janë koordinuara për gjatë tërë kohës.
Ne kemi planin 10 vjeçar për të zhvilluar kapacitetet e kufizuara për mbrojtje, përfshirë këtu tri faza të planit, derisa transicioni është i përballueshëm plotësisht për Buxhetin e Kosovës.
Transicioni i FSK-së bazohet në: i) Kornizën gjithpërfshirëse kushtetuese – që nga 2008; ii) Reformën Strategjike të Sektorit të Sigurisë – që nga 2014; dhe iii) Plani i aktiviteteve – që nga 2014 dhe i rivitalizuar më 2017.
Të gjitha këto në transparencë të plotë me NATO-n, me partnerët veç e veç, sikurse edhe me akterët vendorë.