Sporti

Trajneri i Tottenhamit godet keq Juventusin me deklaratën e tij

02/13/2018 23:20
nga:Lorik J

Takimi mes Juventusit dhe Tottenhamit ka përfunduar me rezultatin 2-2

Higuain shënoi dy gola për Juventusin, kurse Kane dhe Eriksen shënuan për Tottenham, shkruan GazetaBlic.

Pas përfundimit të takimit trajneri i Tottenhamit, Pochettino ka folur për media.

“Lojë fantastike. Ne pranuam dy gola në nëntë minuta, por karakteri që treguam ishte fantastik. Ne merituam një fitore më shumë se një barazim”, tha fillimisht ai.

“Tani jemi më të pjekur. Në javët e fundit, ekipi po rritet dhe është rritur. Është një shembull i mirë i kapacitetit që kemi”, shtoi Pochettino.

“Ju duhet pak fat në futboll. Kemi shpresën që ne mund të fitojmë në Wembley “, përfundoi Pochettino./GazetaBlic/

05/31/2018 23:27

Real Madrid kontakton trajneri e Premier Ligës