Sporti

Trajneri i Romës: Luajtëm si burrat

03/14/2018 02:41
nga:Y.K

Ai e pranoi që Roma nuk dhuroi spektakël, por e quajti të rëndësishme fitoren.

Trajneri i Romës, Esebio Di Francesco, u shpreh i kënaqur me kualifikimin e Romës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai e pranoi që Roma nuk dhuroi spektakël, por e quajti të rëndësishme fitoren, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ekipi im luajti një lojë të kujdesshme, por jo shumë cilesore. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë. Ishte një ndeshje burrash, që është cilësi themelore për të ndjekur këto ëndrra”, deklaroi Di Francesco.

“Dua të vazhdojë të ëndërroj me këtë ekip. Duke parë njerëz që brohorisnin më pëlqente, këto mbrëmje janë të bukura”.

“Duhet të përmiresohemi, mund të ishim më të mirë në situata të caktuara, por më pëlqeu ekipi. Kemi bërë rezultate të mira në Champions, por s’duhet të jemi të kënaqur”, shtoi ai.

06/13/2018 15:34

Roma dëshiron largimin e Nainggolanit, mundësi e mirë për Interin