Sporti

Trajneri i Kosovës Rafet Prekazi e gjen fajtorin e humbjes së rëndë të Kosovës nga Izraeli

11/09/2017 21:05
nga:Y.K

Trajneri i shpresave të Kosovës U21, ka humbur përballë kombëtares së Izraelit me rezultat 0-4.

E pas takimit trajneri i reprezentacionit të Kosovës, ka thënë që fajtorët kryesor që Kosova ka humbur kaq rëndë përballë Izraelit janë lojtarët e tij, shkruan Gazeta Blic

“Fajtorët janë lojtarët tonë të cilët sot kanë bërë disa gabime të cilat nuk duhet t`i ndodhin këtij grupi, ne nuk e kemi nënçmuar kundërshtarin, por thjesht jemi mposhtur nga disa gabime naive, kjo është e pafalshme” ka thënë Prekazi për mikrofonin e Super Sport Kosovës, shkruan Gazeta Blic

Kujtojmë që Kosova ndeshjen e ardhshme e luan përballë Azerbajxhanit me 15 nëntor në Baku./Gazetablic.com

11/14/2017 16:54

Azerbajxhani – Kosova ndeshja përfundon me këtë rezultat