Sporti

Trajneri i Werderit jep lajmin e madh për Rashicën

08/22/2019 14:10
nga:Ideal

Pak çaste më parë skuadra e Werderit përmes një postimi zyrtare në ‘Twitter, e ka bërë të ditur se lëndimi i Rashicës nuk është edhe aq i rënd se sa pritej.

Por Rashica ka pak gjasa që të rikuperohet për ndeshjen e 7 shtatorit që Kosova e luan ndaj Çekisë, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse klubi e ka cilësuar sot lëndimin e Rashicës si jo shumë të rënd, por ai mund të rikthehet të luajë për skuadrën gjermane vetëm atëherë pas pushimit me kombëtaren.

Pra trajneri Florian Kohfeldt thotë se situata nuk është dramatike siç pritej pasi ekzistonte frika se ai do të mungonte për një kohë të gjatë.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e plotë të skuadrës së Werderit:

/GazetaBlic/