Sporti

Trajneri i Werder Bremenit ka një kërkesë për Milot Rashicën

05/25/2020 13:28
nga:Lorik J

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt dëshiron angazhim më të madh nga ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Kohfeldt dëshiron që Milot Rashica të provojë më shpesh goditjet e tij nga distanca – pasi sipas tij lojtari kosovar ka goditje shumë të fuqishme dhe të sakta, të cilat mund të jenë të rrezikshme për portierët kundërshtar, përcjell GazetaBlic.

“Ne duam që ai ta testojë portierët më shpesh, gjuajtja e tij mund të jetë shumë e rrezikshme. Sidoqoftë, kjo do të thotë që mbrojtja duhet të luajëmë lart dhe të lërë hapësirë ​​prapa”, tha trajneri i Werderit në konferencë për mediel.

Kujtojmë se skuadra e Werder Bremen takohet nesër me Borussia Monchengladbach me fillim nga ora 20:30.

/GazetaBlic/