Sporti

Trajneri i Veronës, Ivan Juric: Fituam me zemër

02/08/2020 23:40
nga:M K

Verona mposhti Juventusin me rezultat 2-1, për të shkaktuar kështu njërën nga befasitë më të mëdha këtë edicion në futbollin italian.

Skuadra nga Marc’Antonio Bentegodi përmbysi epërsinë e “bianconerëve” në çerekun e fundit të duelit, për të arritur te njëra nga fitoret më të bukura këtë vit, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, trajneri veronez, Ivan Juric, theksoi se loja me zemër ishte aryeja kryesore e trepikëshit të sotëm.

“Zemra ishte ajo për të cilën kishim nevojë më së shumti sonte dhe ia dolëm. 35 minutat e para luajtëm shkëlqyeshëm, pastaj pësoi një rënie ku edhe bëmë shumë gabime, por fatmirësisht u rikthyem në fund për t’ia arritur qëllimit”, tha ndër të tjera ish-tekniku i disa skuadrave italiane.

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino