Sporti

Trajneri i Romës ankohet te gjyqtarët – Është e pabesueshme sesa ndëshkohemi me kartonë

02/06/2020 17:11
nga:M K

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka kritikuar tejmase gjyqtarët.

Sipas tij, humbja me Sassolon padyshim se ishte faj i lojtarëve, por që i duket e pabesueshme mënyra sesi gjyqtarët i ndëshkojnë futbollistët e tij, shkruan GazetaBlic.

“Nuk kam dëshirë të flas për referimin, por mënyra sesi na ndëshkojnë është e pakuptimtë. Ata (gjyqtarët) dallojnë shumë mes vete, por gjithsesi nuk po them se e humbëm ndeshjen me ndikimin nga ta. Fakti se ndëshkohemi shumë është i pakuptueshëm. Vetëm shikoni statistikat dhe e kuptoni për çka po flas”, tha ndër të tjera Fonseca.

Kujtojmë se Roma momentalisht pozicionohet në vendin e pestë, me 39’të pikë, aq sa ka edhe Atalanta një pozitë më lartë dhe deri në fund pritet të luftojë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic/

03/22/2020 16:30

Atë që nuk e bëri BE-ja, e bën Putin/ Rusia nis 9 avionë drejt Romës me materiale sanitare e mjekë