Sporti

Trajneri i ri, Prishtina e vjetër! Batatina mposht Sokolin në “Derbin e Llapit”

09/13/2019 20:54
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i dytë i ditës së sotme në IPKO Superligën e Kosovës.

Prishtina është mposhtur nga Llapi për ta vazhduar serinë negative, kurse Bylbyl Sokoli nuk arriti asesi ta këndell klubin kryeqytetas, në ndeshjen e parë të aventurës së dytë brenda pak viteve, shkruan GazetaBlic.

Me golin e Sebino Plakut në minutën e 31-të, mysafirët shënuan një fitore të madhe, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në rrugëtimin e tyre drejt objektivave të edicionit të ri.

Prishtina ende nuk ka shënuar fitore këtë sezon, ku nga tri ndeshje të zhvilluara, ka një barazim e dy humbje.

Djelmoshat e Batatinës ndërkaq, kalojnë në vendin e dytë të renditjes tabelare, me shtatë pikë të arkëtuara.

/GazetaBlic/

09/15/2019 07:39

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë