Sporti

Trajneri i Real Madridit: Jam i kënaqur me këtë lojtar

12/06/2018 20:37
nga:Lorik J

Pasi Real Madrid shpartalloi 6-1 Melilla-n në Santiago Bernabeu, Santiago Solari i ka thurur elozhe Isco-s pas një paraqitjeje fantastike.

Ish-mesfushori i Malaga-s ishte kapiteni i ekipit për ndeshjen e 1/16-ave të Copa del Rey.

“Jam shumë i lumtur për Isco-n,” shprehet ai për gazetarët.

“Më erdhi keq që nuk shënoi në pjesën e parë, sepse do të kishte qenë një gol i madh.

“Gjithashtu jam shumë i lumtur për Asensio, i cili shënoi dy golat, dhe për Vinicius, i cili gjithashtu shënoi një.

“Kjo ndeshje na tregoi se ka shumë lojtarë që luajnë me vendosmëri. Ishim solidë dhe shumë të mirë në sulm.

“Kupa e Botës për Klube? Kemi kohë të mendojmë për atë. Duhet të fokusohemi te ndeshjet e radhës ndaj Huesca, CSKA, Rayo Vallecano…”ts